Cristiano Ronaldo ka refuzuar një ofertë prej 242 milionë eurosh

Nuk ishte një verë e qetë për Cristiano Ronaldon. Objektivi i deklaruar për të lënë Manchester United, për të luajtur me çdo kusht në një klub që do t’i lejonte atij të vazhdonte të luante në Champions League, nuk u realizua: Bayern Munich, Chelsea, Atletico Madrid, Napoli, Sporting Lisbonës, madje edhe Inter.. Çdo klub ka refuzuar me dashamirësi ofertën e super agjentit Jorge Mendes.
Dhe, gati dy javë pas mbylljes së merkatos së transfertave, CNN portugez ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, gjithmonë me të njëjtin protagonist: CR7. Sipas asaj që mësohet, sulmuesi portugez ka refuzuar një ofertë dyvjeçare prej 242 milionë eurosh, e ardhur nga Arabia Saudite dhe më saktë nga Al-Hilal i Riadit. Një propozim që do ta kishte bërë ish-juventinin të fitonte më shumë se 2 milionë në javë.
Presidenti i Ligës Saudite, Yasser Al-Misehal i kishte thënë The Athletic dëshirën e tij për të pasur një kampion si Cristiano Ronaldo në ligën e Lindjes së Mesme. Një negociatë që mund të rikthehet në dimrin e ardhshëm. Për momentin, CR7 nuk do të mendonte asgjë tjetër veç Botërorit nëntor-dhjetor, i pesti në karrierën e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




