Shtyhen ndeshjet e Premier League: Për të nderuar Mbretëreshën

Angli | 4 vite më parë

Tani është zyrtare: ndeshjet e Premier League të planifikuara për fundjavë janë shtyrë “në shenjë respekti pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II”. Në komunikatën e Premier thuhej: “Në një takim këtë mëngjes, klubet e Premier League i bënë homazhe Madhërisë së saj Mbretëreshës Elizabeth II. Për të nderuar jetën e saj të jashtëzakonshme dhe kontributin e saj për kombin, dhe në shenjë respekti, ndeshjet e Premier League të kësaj fundjave do të shtyhen, përfshirë dhe ndeshjen e së hënës në mbrëmje”.

“Ne dhe klubet tona dëshirojmë të nderojmë shërbimin e gjatë dhe të palëkundur të Madhërisë së saj për vendin tonë – tha Richard Masters, CEO i Premier League – Si monarkja jonë më jetëgjatë, ajo ishte një frymëzim dhe la një trashëgimi të pabesueshme më pas, një jetë përkushtim. Kjo është një kohë jashtëzakonisht e trishtuar jo vetëm për kombin, por edhe për miliona njerëz në mbarë botën që e kanë admiruar atë dhe i bashkohen të gjithë atyre që vajtojnë largimin e saj”.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme