Ronaldo-United, ja e gjithë prapaskena e “arratisjes” nga Old

Angli | 4 vite më parë

Qetësia mes Manchester United dhe Cristiano Ronaldos duket se ka zgjatur gjysmë dite. Epilogu i ndeshjes miqësore ndaj Rayo Vallecanos në fakt rrezikon të krijojë një përçarje të re mes portugezit dhe klubit, i cili pasi ia doli me vendosmëri, por edhe qetësi kërkesave të përsëritura për shitje nga lojtari dhe stafi i tij, nuk e ka pëlqyer sjellja e CR7 gjatë dhe pas testit kundër spanjollëve të luajtur në Old Trafford.

Sfondi është i qartë: Ronaldo e dinte një ditë më parë se nuk do të ishte titullar dhe i propozoi të luante që në fillim, një kërkesë e pranuar padyshim nga Ten Hag, i cili megjithatë e zëvendësoi në pushim për t’i lënë vend Diallo, i cili arriti të gjejë rrugën e rrjetës vetëm pas pak minutash. Cristianos nuk i ka pëlqyer zgjedhja e trajnerit holandez, ndaj dhe erdhi vendimi për t’u larguar nga stadiumi pas një dushi pa pritur shokët e skuadrës dhe rrjedhimisht edhe fundin e ndeshjes.

Zgjedhja e Ronaldos ka mërzitur drejtuesit, stafin stërvitor, shokët e skuadrës dhe tifozët e Manchester United, por Sun raporton disa sfonde që ndihmojnë për të kuptuar më mirë situatën. Gjatë pjesës së parë, në fakt, duke përfituar nga një pushim loje për shkak të dëmtimit të një lojtari të Rayos, Ten Hag mblodhi skuadrën, përfshirë Ronaldon, duke shpjeguar disa lëvizje: Cristiano ishte në mosmarrëveshje të hapur dhe nuk bëri asgjë për ta fshehur, duke hapur krahët dhe duke tundur kokën.

Skena jo të papara në karrierën e kampionit të Madeiras, veprimet e të cilit ndaj Allegrit në kohën e Juventusit bënë histori. Tani mbetet për t’u kuptuar… marrëdhënia shkak-pasojë, ose më mirë nëse Ten Hag zëvendësoi Ronaldon pasi ai ishte i pakënaqur me lëvizjet e tij dhe ndoshta me reagimin dhe nëse Cristiano u largua herët nga Old Trafford pikërisht sepse e shqetësonin më shumë diktatet taktike sesa nga zëvendësimi.

Fakti është se trajnerit dhe shokëve të tij nuk i ka pëlqyer mungesa e lojtarit më të shquar të skuadrës në fund të ndeshjes, por edhe se për momentin, pavarësisht tensioneve të reja, Djajtë e Kuq nuk duket se duan të marrin në konsideratë hipotezën e largimit të portugezit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme