Kane dhe përgatitja me Conten: Në një tjetër nivel

Imazhet e seancave stërvitore rraskapitëse të Antonio Contes tek skuadra e Tottenham në përgatitjen e verës për sezonin 2022-2023 kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes në internet. Metoda të njohura në Itali, por jo shumë në Angli.
Kapiteni dhe sulmuesi i Spurs, Harry Kane, u shpreh për këtë temë dhe shpjegoi për mediat: “Antonio është fantastik si trajner. Personalisht kam mësuar nga çdo trajner që kam pasur. Conte definitivisht e çon gjendjen fizike në një nivel tjetër për mendimin tim. mentaliteti dhe pasioni i tij i bëjnë djemtë e ekipit të japin maksimumin”.
“Unë me të vërtetë besoj se mund të përmirësohem çdo vit dhe të mësoj më shumë. Por me dikë si Contei, mendoj se ky proces mësimi mund të jetë edhe më i shpejtë. Ndihem në formë, por e di që ka ende punë për të bërë. Ndjej se kam ende shumë për të dhënë në muajt e ardhshëm. Shpresoj të kem sukses”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




