Tuchel sqaron: Broja në Londër, jo për të firmosur me West Ham

Thomas Tuchel ka zbuluar se Armando Broja u largua nga turneu parasezonal i Chelseat për shkak të një dëmtimi. Edhe pse sulmuesi kuqezi pati një sezon të mrekullueshëm në radhët e Southampton sezonin e kaluar si I huazuar, duket se karriera e tij në Chelsea ka përfunduar pa nisur.
Newcastle United, Everton dhe West Ham United kanë qenë tre pretendentët kryesorë për nënshkrimin me sulmuesin shqiptar. Megjithatë, sipas disa burimeve të besueshme, skuadra e David Moyes(West Ham) duket se ka mposhtur të gjitha konkurencat. Marrëveshja flitet se është rreth 30 milion £ dhe bisedimet janë aktualisht në fazën përfundimtare.
Pavarësisht të gjitha raporteve të besueshme, Tuchel ka pohuar se Broja nuk po udhëton për në Londër për të përfunduar marrëveshjen, përkundrazi, ai do të kthehet në Cobham për shkak të një dëmtimi.
“Armando duhej të udhëtonte në shtëpi. Ai pati një aksident të vogël në stërvitje. Dëmtoi kyçin e këmbës dhe ka nevojë për ekzaminime dhe trajtime të mëtejshme në Londër”.
“Nuk kishte kuptim ta kishim atë si një lojtar shtesë, sepse ne kemi nevojë për të gjitha kapacitetet e trajtimit për djemtë që janë me të vërtetë në formë dhe në fushë”.
“Pra, mënyra më e mirë për të që të merrte trajtimin më të mirë dhe sa më shpejt të ishte e mundur të kthehej në fushë ishte të largohej për në Londër”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




