Chelsea, Armando Broja dhe… përsëritja e gabimeve

Shumë skuadra të Premierligës po kërkojnë të nënshkruajnë me Armando Brojën të Chelseat, dhe pjesa e frikshme është se blutë mund ta marrin në konsideratë këtë. Me sulmuesin kuqezi që aktualisht është jashtë skuadrës në këtë fazë përgatitore për shkak të dëmtimit, është një shqetësim që ai të mos përfshihet në sezonin e ardhshëm.
Armando Broja është një talent i ri i akademisë së Chelseat, i cili kishte lënë gjurmë në huazim te klubi i Premierligës, Southampton. Ai u klasifikua si një tjetër talent që mund të arrinte në ekipin e parë të Chelseat nëse i jepej një shans. Duket se edhe sulmuesi shqiptar e beson këtë dhe është i bindur për një mundësi për të luajtur në ekipin e parë. Megjithatë, ai gjithashtu nuk ka frikë të shkojë diku tjetër nëse një klub tjetër troket.
Broja duke qenë një sulmues i fortë dhe dominues si brenda dhe jashtë zonës, e largon atë nga përzgjedhja aktuale e sulmuesve të Thomas Tuchel. Ai është pothuajse si Didier Drogba në lojën e tij dhe, me stërvitjen e duhur, mund të bëhet një sulmues kërcënues. Diçka që Bluve u ka munguar që nga Diego Costa në 2017.
Me fillimin e para-sezonit, Blutë tradicionalisht punojnë me disa nga talentet e tyre të rritur në një përpjekje për t’i integruar ata me skuadrën. Para ardhjes së Frank Lampard, i cili pa një ndryshim në përdorimin e të rinjve, vetëm Callum Hudson-Odoi kishte një histori suksesi të fundit. Aktualisht, Ethan Ampadu, Havey Vale, Levi Colwill dhe të tjerë kanë udhëtuar me Blues për një shans për të bërë përshtypje në turneun e tyre parasezonal. Armando Broja ishte i fundit që u kthye pas problemeve me shkresat.
Broja po ndjen nga afër interesin e West Ham dhe Everton. Mund të jetë një lajm i mirë ose i keq për tifozët e Chelseat, pasi ai do të ishte një humbje e madhe për blutë. Nëse Chelsea do të shkonte në rrugën që vendosi verën e kaluar në shitjen e talenteve si Marc Guehi dhe Tino Livramento për të investuar në nënshkrimin rekord Romelu Lukaku, atëherë Broja nuk do të jetë i vetmi lojtar që mund të largohet për të financuar një lëvizje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




