Chelsea fluturon drejt Los Angeles, “harron” Brojën

Armando Broja u rikthye te ekipi i Chelsea pas një eksperience tepër pozitive te Southampton. Ai bërë paraqitje mbresëlënëse duke arritur të shënonte gjashtë gola në Premier League. Pavarësisht insistimit të drejtuesve për ta blerë përfundimisht 20-vjeçarin, Blutë e Londrës nuk pranuan asnjë ofertë për të.
Klubi anglez u nis ditën e shtunë drejt Los Angeles aty ku do zhvillojnë disa duele miqësore. Emri i sulmuesit shqiptar nuk është në listë. Kjo mospërfshirje në këtë turne lë dyshime se sulmuesi shqiptar pritet të jetë larg klubit londinez. Për Brojën ka oferta të shumta nga West Ham, Newcastle dhe Everton.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




