Shansi i karrierës, Arsenali ofertë zyrtare për Zhegrovën

Angli | 4 vite më parë

Arsenal vazhdon merkaton për t’u përforcuar para fillimit të sezonit. Deri më tani kanë ardhur Gabriel Jesus,  Fabio Vieira, Matt Turner dhe Marquinhos, por trajneri Arteta e di mirë se duhet forcuar reparti i sulmit. Ditët e fundit është përfolur për një interesim të skuadrës angleze për Edon Zhegrovën, ndërsa vetëm orët e fundit tabloidi anglez “The Sun”shkruan se Arteta e kërkon me ngulm sulmuesin e përfaqësesues së Kosovës.

 Madje, “Topçinjtë” kanë bërë edhe një ofertë zyrtare në drejtim të Lille ndërsa janë në pritje të një përgjigjeje nga francezët teksa nuk bëhet e ditur shifra që ofrojnë anglezët. Mes Baselit dhe Lille, Zhegrova koleksionoi 28 paraqitje ndërsa shënoi edhe gjashtë gola teksa llogarinë personale e pasuroi edhe me shtatë asiste.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme