Nga Anglia: marrëveshje verbale mes Eriksen dhe Manchester United

U desh të bënte një rrugë të gjatë, por Christian Eriksen është më në fund gati për t’u rikthyer në futbollin që ka rëndësi. Sipas The Athletic UK, mesfushori danez i tha po ofertës së Manchester United. Kontrata e re do ta lidhë Eriksenin me Djajtë e Kuq deri në vitin 2025. Heroi i Euro 2020 do të kalojë portat e Old Trafford në ditët në vijim, sipas raportimeve nga Anglia. Klubi ka nisur regjistrimin për kontratën dhe së shpejti do të thërrasë ish-mesfushorin zikaltër për të kryer testet fizike.
Eriksen vazhdon të luajë me një defibrilator nënlëkuror dhe prania e këtij instrumenti e kishte bërë danezin të pakualifikuar për të luajtur në Serie A. I lënë për t’u larguar nga Interi për shkak të politikës në ligë, Eriksen nisi të shkelë fushën e lojës me Brentford, duke u rikthyer pas shtatë muajsh pasiviteti, duke shënuar gjithashtu golin historik 4- 1 kundër Chelsea. Tani aventura e re në Mançester duket gjithnjë e më e afërt, me teknikun e ri Ten Hag.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




