Liverpuli fiton Kupën FA, por… humbet Salah

Angli | 4 vite më parë

Liverpool mundi Chelsean 6-5 me penallti dhe fitoi Kupën FA 2022. Në Wembley, skuadra e Klopp ngriti një trofe që i mungonte që nga viti 2006 dhe e bëri këtë me rastin e 150 vjetorit të kompeticionit. Konfirmohet epërsia e ‘Reds’ ndaj të besuarve të Tuchel, të mundur edhe në finalen e Carabao Cup në shkurt. Edhe atëherë ndeshja shkoi deri tek penalltitë. Për të vendosur këtë herë është gabimi i Mount dhe saktësia e Tsimikas. Për Chelsea, në aktin e tretë final të Kupës FA të humbur radhazi në tre sezone, suksesi i tyre i fundit në këtë turne mbetet ai i vitit 2018.

Pas gjysmë ore lojë, frikë për Klopp: Salah ndalon, rrëzohet dhe kërkon zëvendësim, gjë që ndodh me Diogo Jota. Një mungesë e rëndë që mund të rëndojë edhe më shumë për finalen tjetër që pret djemtë e Klopp, atë të Champions League.

Rastet për shënim nuk mungojnë, por finalizimi nuk është në lartësinë e duhur. Chelsea arriti t’i mbijetojë ortekut të kuq dhe të zvarrisë ndeshjen në kohën shtesë. Në 30 minutat shtesë mbizotëron frika për të mos gabuar dhe ndeshja shkon drejt penalltive, pas 0-0. Mané gabon te Reds, ndërsa kapiteni Azpilicueta dhe Mount tradhtojnë blutë.

Mund të jetë një imazh i 2 persona


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme