Haland është i Sitit, zyrtarizimi gjatë javës

Angli | 4 vite më parë

Haaland është shumë afër transferimit te Manchester City, me Citizens të vendosur ta njoftojnë këtë gjatë kësaj jave. Lajmi bëhet i ditur nga The Athletic, sipas të cilit marrëveshja është përfunduar tashmë me sulmuesin norvegjez, i cili ka gjetur marrëveshjen për një pagë prej 500 mijë paund në javë, më e larta në Premier League. Sipas gazetës angleze, Manchester City ka arritur të mposhtë konkurrencën e Barcelonës dhe Real Madridit për t’i dhënë Pep Guardiolës një sulmues të ri.

Haaland, i aftë për të shënuar 85 gola në 88 paraqitje për Borussia Dortmund që nga ardhja e tij në vitin 2020, ka një klauzolë lirimi të vlerësuar në rreth 75 milionë euro, të cilën do ta paguajnë Qytetarët. Prandaj sulmuesi norvegjez do të ndjekë gjurmët e babait të tij, Alf-Inge, i cili bëri 38 paraqitje me City midis 2000 dhe 2002.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme