City-Guardiola, objektivi Champions: rinovim dhe blerje

Angli | 5 vite më parë

Guardiola dhe Manchester City janë ende bashkë për të fituar Champions League. Siç raporton Daily Star, trajneri spanjoll pas eliminimit ndaj Real Madridit në gjysmëfinale, gjithsesi nuk është në diskutim. Edhe nëse do të humbiste luftën për titull me Liverpool-in në Premier League. Guardiola, siç thekson tabloidi anglez, është më i vendosur se kurrë për të fituar Champions League me City-n dhe në të njëjtën kohë I ka komunikuar kreut të klubit gatishmërinë për të vazhduar kontratën deri në vitin 2025.

Guardiola ka ide të qarta në tregun e transferimeve për të forcuar ekipin dhe për të arritur objektivin e Champions: emri i parë në krye të listës është ai i Erling Haaland. Përveç norvegjezit, siç raportohet nga “Mail”, City do të tentojë edhe Frankie De Jong, mesfushor holandez i lënë në ikje nga Barcelona, ​​dhe Julian Alvarez, duke premtuar sulmuesin argjentinas të River Plate tashmë të ‘rezervuar’ në janar.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme