Junajtid kalon pengesën Brentford, por… Champions është larg

Angli | 5 vite më parë

Me një rezultat të pastër 3-0 United mundi Brentford për të siguruar fitoren në ndeshjen e fundit në shtëpi të sezonit. Me këto tri pikë, Djajtë e Kuq mbeten të gjashtët me -5 nga Arsenali në një distancë të sigurt nga West Ham dhe mundësia për të rrëshqitur në Conference League. Megjithatë, objektivi Champions mbetet i paarritshëm.

Një humbje që nuk peshon shumë për për Brentford, tashmë në kuotën e 40 pikëve, që nuk i prish një sezon të shkëlqyer. Në shiun e Mançesterit, Brentford duket i guximshëm, por pas vetëm 2 minutash United është i rrezikshëm.

Një pasim i gjatë gjen Ronaldon, i cili megjithatë gabon përballë portierit kundërshtar. Në 9′ Dalot peshkon Elanga, i cili bën gjithcka në mënyrën e duhur. Në vendin e duhur në kohën e duhur është Bruno Fernandes që shënon 1-0. Fati i garës nuk ndryshon, me “Djajtë e Kuq” që menaxhojnë ritmin e ndeshjes dhe herë pas here provojnë një përshpejtim. Në minutën e 43-të, Mata për Ronaldon, i cili gjen golin numër 18 të sezonit, megjithatë, i anulluar nga VAR.

Në fillim të pjesës së dytë, Brentford i shtyrë nga Eriksen doli në lojë, por në minutën e 60-të Cristiano Ronaldo fitoi me kokëfortësi një penallti dhe e transformoi pa problem. Në minutën e 73-të i takon Varan të shënojë për të sigluar 3-0 përfundimtare.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme