Junajtid, Ronaldo drejt lamtumirës: ja ku mund të shkojë

Angli | 5 vite më parë

Aventura e dytë e Cristiano Ronaldo te Manchester United tashmë mund të ketë marrë fund pas vetëm një sezoni. Në Angli duket se nuk kanë dyshime: mes CR7 dhe Ralf Rangnick është një këputje. Madje, kampioni portugez fluturoi për në shtëpi, duke anashkaluar derbin kundër Manchester Cityt dhe duke krijuar një rast të veçantë.

Në fund të sezonit trajneri gjerman duhet të largohet nga pankina për të marrë një rol si konsulent, por kjo nuk mjafton për të mbajtur portugezin në Old Trafford. Sipas raportimeve të FootballTransfers, kampioni luzitanian do t’i japë lamtumirë Manchester United në rast moskualifikimi në Champions League.

Por kjo nuk është e gjitha, sepse CR7 ka vendosur një aventurë te PSG në krye të listës së dëshirave të tij, përkrah Lionel Messit, rivalit historik në garën për çmimet personale, por edhe për trofetë e ekipit kur njëri ishte lider i Realit dhe tjetri kapiteni i Barcelonës.

Në sfond do të ishte edhe hipoteza e Sporting Lisbonës, klubi ku filloi gjithçka dhe ku nëna e tij do të dëshironte ta shihte, por CR7 nuk e ka kënaqur ende urinë për sukses të madh dhe duket i vendosur të luajë ende në nivelet më të larta në një top klub.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme