Salah dhe teoria e konspiracionit të Topit të Artë

Fituesi i Carabao Cup me Liverpool-in e tij, Momo Salah është rikthyer të flasë për Topin e Artë. Në edicionin e tij të fundit, çmimi i famshëm i dhënë nga France Football kurorëzoi Leo Messin për herë të shtatë. Kampioni argjentinas fitoi përpara Robert Leëandoëski (i vlerësuar si sulmuesi më i mirë i vitit 2021) dhe Jorginhos. “Vetëm” vendi i shtatë për kampionin e Reds, i cili në një intervistë të fundit të dhënë për mediat egjiptiane nuk e fshehu zhgënjimin e tij. Vendimi kishte ndarë edhe tifozët e futbollit, duke ndezur polemika të shumta në rrjetet sociale dhe madje duke sjellë dhe disa teori konspirative.
“Isha i tronditur që nuk dola më mirë në votimin e Topit të Artë – rrëfeu Salah në TV egjiptian dhe kanalin DMC – por nuk mund të bëj asgjë. Askush në botë nuk priste që unë të isha i shtati, por ky është suksesi”. Sulmuesi ka refuzuar të përfshihet në ndonjë teori konspirative, por pranoi se mendonte se disa nga zgjedhjet ishin të gabuara.
“Unë nuk besoj në teori konspirative, por mund të ketë pasur zgjedhje të pasakta. Ka shumë vende që nuk janë të njohura për nga kultura e futbollit. Nuk e di se me çfarë kriteresh janë bërë zgjedhjet, por unë nuk besoj në teorinë e konspiracionit. Nuk kam ndjenjën se ka diçka personale kundër meje, por ky është realiteti me të cilin po merremi”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




