Armando Broja, protagonist në fitoren kundër Uest Hem

Angli | 5 vite më parë

U aktivizua në pjesën e dytë dhe menjëherë arriti të tregojë aftësitë e tij në fitoren 3-1 të Southampton përballë West Ham, që solli dhe kualifikimin në çerekfinalet e FA Cup. Ky është Armando Broja, gjithnjë e më shumë protagonist në formacionin e trajnerit Ralph Hasenhuttl. U aktivizua në fillimin e pjesës së dytë, kur rezultati ishte 1-0 për Southampton, go i Perraud 31’.

West Ham arriti të barazojë në minutën e 60-të me anë të Michail Antonio dhe pas këtij momenti e gjithë skena është për sulmuesin kuqezi. Broja fitoi një penallti në minutën e 65-të pasi u pengua në mënyrë të parregullt nga Craig Dawson. Ward-Proëse shënoi nga pika e bardhë, 2-1 për Southampton. Në fundin e takimit, është pikërisht sulmuesi kuqezi që gjen rrugën e rrjetës, 3-1, duke hipotekuar kualifikimin për në çerekfinale të FA Cup.

 

 

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme