Mançester Junajtid, Greenwood lirohet me kusht

Angli | 5 vite më parë

Mason Greenwood është liruar me kusht pasi u arrestua me akuza për dhunë, si pjesë e një hetimi të nisur pasi ish e dashura, Harriet Robson postoi foto dhe video tronditëse në mediat sociale. Më parë, Manchester United kishte bërë të ditur se lojtari nuk do të rikthehej në stërvitje dhe do të përjashtohej nga skuadra për të gjitha ndeshjet deri në një njoftim të dytë.

Policia e Mançesterit raportoi se Greenwood u arrestua pasi forcat e rendit “mësuan për imazhet dhe videot e postuara në internet në mediat sociale nga një grua që raportoi dhunë fizike”. Magjistratëve iu ishte dhënë një zgjatje e dytë për të mbajtur të akuzuarin në burg deri më sot, të cilit më pas iu dha lirimi me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme.

Pas arrestimit të sulmuesit, gjigandi i video lojërave, Ea Sports njoftoi se Greenwood është hequr nga produktet e FIFA-s. Edhe Nike, një lider shumëkombëshe në veshje sportive, kishte deklaruar më parë se kishte pezulluar të gjitha marrëdhëniet me futbollistin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme