Frikë te Sauthempton, dëmtohet Armando Broja

Ralph Hasenhuttl pranon se nuk është i sigurt se sa serioz është lëndimi i Armando Brojas, por konfirmoi se ishte një goditje në gju dhe kështu Sauthempton pagoi një “çmim të lartë” për kualifikimin në FA Cup.
U detyrua të shkojë në shtesë për të mposhtur një kundërshtar që vinte nga Championship, Coventry City, duke siguruar një fitore të mundimshme me rezultatin 2-1, ndërkohë që koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1
Ndërkohë, Lyanco ishte dëmtuar më përpara, të cilin Hasenhuttl e ka përshkruar si “shumë serioz”. Saints do të përballet me Spurs dhe Manchester United në shtatë ditët e ardhshme dhe mund të kishin bërë pa kohën shtesë, për të mos përmendur dy shqetësime potencialisht serioze.
Duke folur pas ndeshjes, Hasenhuttl tha: “Jo mirë. Shpresojmë se nuk kemi paguar një çmim të lartë për kalimin në raundin tjetër, por nuk ka ndeshje të lehta. Ne u përpoqëm të menaxhonim situatën, por nuk është aq e lehtë. Dëmtimi i Lyanco-s duket shumë serioz, ishte gjithashtu një problem sepse nuk kishim lojtarë të tjerë”.
Për Brojën ai shtoi: “Ishte një goditje në gju dhe duhet të shohim sa serioz është. Por shpresojmë jo shumë serioz”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




