Eriksen prezantohet te Brentford: Jam futbollist dhe do e dëshmoj

Christian Eriksen është rikthyer: shumë i buzëqeshur, ish-mesfushori danez i Interit ka nisur prej rreth 24 orësh aventurën e re futbollistike në radhët e Brentfordit. Pas ndeshjes “së tmerrshme” të Euro2020 mes kombëtares së tij dhe Finlandës, në të cilën rrezikoi të humbiste jetën, dhe pas operacionit, i kompletuar me një defibrilator në zemër, ai zhvilloi seancën e parë stërvitore me ekipin londinez.
Më pas, ai ka rrëfyer emocionet e tij, pikërisht në rrjetet sociale të Brentfordit: “Në katër, pesë muajt e ardhshëm dua të tregoj se kush jam dhe mbi të gjitha se jam ende një futbollist. Disa ditë pas arrestit kardiak unë e kuptova se çfarë po ndodhte dhe mendova menjëherë se duhej të kthehesha në fushë”, tha Eriksen.
“Bëra shumë teste dhe gjithçka shkoi ashtu siç shpresoja. Më mungon shpejtësia, koha e lojës dhe prekja por ndihem mirë”, shtoi ish-mesfushori i Interit. “Zemra reagoi mirë, isha i duruar, i besova trajnerit tim dhe mjekëve, ndoqa planin që më kishin përgatitur dhe më bëri të ndihesha rehat dhe i relaksuar, duke menduar gjithmonë që të kthehesha shpejt në normalitet”, përfundoi Eriksen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




