Junajtid fiton në frymën e fundit, Siti ndalet nga Sauthempton

Angli | 5 vite më parë

Manchester United gëzohet në aksionin e fundit dhe mund 1-0 West Ham, duke marrë përkohësisht zonën e Champions League. Pjesa e parë nuk është tamam një reklamë për shfaqje dhe raste shënimi: Djajtë e Kuq dhe Çekanët, në fakt, luftojnë por bëjnë edhe gabime të shumta, dhe rezultati i 45 minutave të para është 0-0 pa gjuajtje në portë, me de Gea dhe Areola si spektatorë të shtuar në Old Trafford.Ndeshja ndizet menjëherë në fillim të pjesës së dytë, me lojtarët e Junajtid që krijojnë shumë, por vuajnë në finalizim. Nga ana tjetër, lojtarët e Moyes nuk hoqën dorë nga sulmi, por gjuajtja e parë në portë u realizua vetëm në minutën e 77-të: me Marcos Antonio, e bllokuar lehtësisht nga de Gea.

Në finale, Rangnick përpiqet të ndryshojë letrat përpara duke futur Martial dhe Cavani, dhe kur 0-0 duket i pashmangshëm, vjen goli që vendos ndeshjen: uruguaiani pason në qendër për Rashfordin, i cili godet saktësisht duke e çmendur Old Trafford. Përfundon 1-0, me Manchester United që u ngjit në 38 pikë dhe zuri vendin e katërt duke parakaluar Hammers, nokauti i dytë radhazi pas atij në shtëpi kundër Leeds.

Seria e fitoreve të Mançester Sitit ndalet në stadiumin St. Mary’s, me Sauthempton që kaloi në epërsi pas 7 minutash lojë. Redmond asistoi për Walker-Peters, i cili me një të djathtë të shkëlqyer gjeti shtyllën e largët duke mposhtur Ederson. Formacioni i Guardiolës nis të sulmojnë, por vendasit u mbrojtën mire dhe panë të anullohet goli I dyfishimit me protagonist sulmuesin kuqezi Armando Broja.

Në 65′, megjithatë erdhi 1-1: goditja e lirë e De Bruyne nga e djathta dhe një goditje e fuqishme me kokë nga Laporte barazoi rezultatin. Në finale, protagonist Var, i cili fillimisht mohon një penallti për Cityn, më pas shpëton Armstrong nga përjashtimi. Shtesa nuk i jep kënaqësi Guardiolës, i cili pas dymbëdhjetë sukseseve radhazi detyrohet të barazojë përballë Shenjtorëve, por gjithsesi ngjitet në 57, në +12 ndaj Liverpool-it që megjithatë ka dy ndeshje më pak se kampionët në fuqi të Anglisë. Një pikë shumë e çmuar, megjithatë, për Southampton, i cili ngjitet në 25 dhe lidh përkohësisht Leicesterin.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme