Kupa e Ligës Angleze rikthehet në RTSH

Vazhdojnë transmetimet e veprimtarive madhore sportive ndërkombëtare në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar dhe njëra prej tyre është edhe Kupa e Ligës Angleze të Futbollit. Kjo veprimtari ka mbërritur në fazën e gjysmëfinaleve, teksa të mërkurën e shkuar u luajt takimi i parë i çiftit të parë dhe Çelsi ka fituar 2-0 ndaj Totenhemit, duke hedhur një hap drejt finales. Ndërsa takimi tjetër i gjysmëfinales, që supozohej të luhej të mërkurën e shkuar, Liverpul-Arsenal, u shty për shkak të rasteve të shumta me “Covid-19” të skuadrës vendase.
Në takimin e parë, Çellsi ka bërë një pjesë e parë mjaft të mirë, duke kaluar në epërsi pas vetëm 4 minutash lojë, me anë të Kai Havertz. Në përballjen që ka shënuar rikthimin në formacion të Romelo Lukakut, për shkak të trysnisë së vendase, Dejvisi shkakton në të 34-ën autogol në portën e mbrojtur nga Loris.
Me këtë epërsi të dyfishtë të Çellsit mbyllet pjesa e parë, ndërsa e dyta nuk do të sjellë gola të tjerë dhe blutë vijnë me moral të lartë në ndeshjen e kthimit, ndërsa Totenhemit do t’i duhet shumë punë për të përmbysur këtë disavantazh.
Takimi tjetër i çiftit të gjysmëfinaleve, Liverpul-Arsenal, që ishte shtyrë për shkak të rasteve të shumta të infektimeve me “Covid-19”, do të luhet të enjten, ndërsa ai i kthimit më 20 janar 2022.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




