Xhaka, i “gdhendur” në trupin e një tifozi

Një tifoz amerikan i Arsenalit, ka bërë një tatuazh special për futbollistin, Granit Xhaka. Jack Robinson, ka bërë tatuazh numrin e fanellës së Xhakës (34) në këmbën e tij. Kjo erdhi pasi Granit Xhaka e ftoi personalisht Robinsonin në ndeshjen e Arsenalit ndaj Manchester Cityt. Ndërkohë, mesfushori e ka shpërndarë këtë fotografi në profilin e tij në Instagram.
Jack Robinson kishte udhetuar bashkë me gruan e tij nga Missouri në Londër, pasi e kishte planifikuar udhëtimin për Angli gjashtë muaj më parë, për ta festuar 10-vjetorin e martesës.Pasi e kishte humbur mundësinë ta shihte turin parasezonal të Arsenalit në Amerikë, për shkak se ishte anulluar, Robinson e kishte blerë një biletë për Angli me shpresën se do ta shikonte ndeshjen e Arsenalit kundër Uolves në Emirates Stadium. Por kur ai dhe gruaja e tij kishin mbërritur në Londër, Premier Liga njoftoi se ndeshja Arsenal – Uolves u shty për shkak të rasteve të shumta të Covid-19 brenda skuadrave.
Xhakës i ra në sy shkrimi emocional i Robinsonit në rrjetet sociale dhe mesfushori i Zvicrës vendosi ta kontaktojë amerikanin për ta ftuar në ndeshjen e ardhshme të Arsenalit kundër gjigantit Manchester City më 1 janar. “Përshëndetje Jack, sapo mbërrita në shtëpi nga ndeshja dhe e pashë shkrimin tuaj në Tëitter se ju dhe gruaja juaj keni udhëtuar nga Amerika për ndeshjen tonë kundër Uolves”, shkroi Xhaka në Instagram.
“E kuptova se ju u trishtuat për shkak të shtyrjes së ndeshjes, pasi kishit pritur shumë kohë për të ardhur për të na ndjekur nga afër . Nëse jeni në Londër më 1 janar, (mund të vini) për ndeshjen Arsenal – Manchester City, si i ftuari im, për t’iu falënderuar për përkushtimin tuaj ndaj Arsenalit”.
Robinson iu përgjigj Xhakës duke e falënderuar për gjestin dhe me një tatuazh të gedhendur ne trupin e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




