Mançester Junajtid, të gjithë kundër Ragnik

Angli | 5 vite më parë

Manchester United është gjithnjë e më shumë në krizë dhe dhoma e zhveshjes së Djajve të Kuq duket si një fuçi e vërtetë baruti. Largimi i Ole Gunnar Solskjaer nuk i ka qetësuar temperamentin dhe humbja ndaj Ëolverhampton ka sjellë hije dhe paqartësi te trajneri i ri, Ralf Rangnick, i cili po përballet me krizën e tij të parë që nga drejtimi i United. Për më tepër, siç raporton Daily Mirror, disa lojtarë kanë kërkuar të largohen nga klubi. Sipas gazetës britanike, 11 futbollistë duan të largohen nga Mançesteri: Ardhja e Rangnick nuk ka sjellë entuziazëm në një dhomë zhveshjeje plotësisht të ndarë.

Në të vërtetë, ardhja e trajnerit të ri e ka përkeqësuar situatën dhe lojtarët që ndiheshin të margjinalizuar me Solskjaer po vuajnë trajtim të ngjashëm ose më keq nga Rangnick. Mes tyre është Jesse Lingard, Donny van de Beek, Eric Bailly apo Dean Henderson. Një burim anonim tha për Mirror: “Atmosfera në dhomat e zhveshjes është vërtet e keqe dhe duket se skuadra do të ketë probleme të mëdha në të ardhmen”.

Gary Neville, ish-kapiteni i Manchester United, konfirmoi mospërfilljen e një dhome zhveshjeje krejtësisht të ndarë dhe foli gjithashtu për tension të madh mes Harry Maguire dhe Cristiano Ronaldos. Ish-juventini portugez gjithashtu ka përfunduar në stuhi javët e fundit dhe shkaktoi reagimin e Luke Shaw pasi tregoi publikisht zhgënjimin e tij me rezultatet dhe paraqitjet zhgënjyese të ekipit.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme