Tuhel për Lukakut: Mund të bëjmë kthesë, do ta zgjidhim

Angli | 5 vite më parë

Chelsea rikuperoi nga 0-2 në 2-2 kundër Liverpool dhe e bën këtë pa Lukakun, i lënë jashtë skuadrës nga Tuchel. Intervista e dhënë për Sky nga belgu bëri bujë dhe nervozoi trajnerin e bluve, por pas ndeshjes ndaj të kuqve,  i zgjati sërish dorën sulmuesit: “Ai është lojtari ynë dhe ka gjithmonë një rrugë për t’u rikthyer”.

“Do të zgjidhim gjithçka me dyer të mbyllura dhe pastaj do të vendosim se çfarë të bëjmë, në atë moment do ta dini edhe ju. Nesër është një takim me të, nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë në karrierën time”, shpjegoi tekniku.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme