Totenhem dhe Liverpul, spektakël për një pikë

Angli | 5 vite më parë

Pas tre ndeshjeve radhazi mes Premier dhe Conference League të shtyra për shkak të Covid, Tottenham më në fund rikthehet në fushë dhe e bën këtë me një barazim të bukur në ndeshjen e madhe kundër Liverpool. Është një 2-2 dhe skuadra e Contes mund të jetë e kënaqur duke pasur parasysh kohën e kufizuar në dispozicion për t’u stërvitur plotësisht, ndërsa Klopp është i dyti me -3 pas liderit Manchester City.

Ndeshje e zjarrtë dhe spektakolare: Liverpool është i rrezikshëm pas vetëm 58 sekondash, por goditja me kokë e Robertsonit është jashtë kuadratit. Për të zhbllokuar rezultatin mendon Kane në minutën e 13-të që ndëshkon Reds pas asistimit të Ndombele. Spurs janë zjarr dhe në kundërsulm Son është shumë afër dyfishimit, pas një asistimi nga Kane.

Në minutën e 30-të duhet një mrekulli nga Alisson për t’i mohuar golin Dele Alit. Gjithsesi, Liverpool arrin të barazojë në minutën e 35-të me goditjen me kokë të Jota, në asistimin e Robertsonit. Ashtu si pjesa e parë, edhe pjesa e dytë është një varg emocionesh dhe në minutën e 54-ët, Alisson shpëton portën në dy tentative të Kane.

Ritmi është i lartër, mundësitë nga të dyja palët janë të shumta, në minutën e 69-të vjen avantazhi i Liverpool-it me Robertson. Por loja është një kthesë e vazhdueshme dhe më pas, pas pesë minutash, Son përfiton nga një dalje boshe nga Alisson për të sjellë menjëherë rezultatin në barazim.

Goditje e keqe për Liverpool-in dhe në minutën e 77-të humbet shërbimin e Robertson, i cili ndëshkohet me karton të kuq pas një ndërhyrja ndaj Emerson. Në këtë pikë Tottenham-i hidhet përpara me epërsinë e tij numerike, por Klopp ngre murin dhe në fund është një barazim i drejtë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme