Liverpuli, gjysmëfinalist me penallti

Angli | 5 vite më parë

Liverpuli, Çelsi dhe Totenhemi i janë bashkuar Arsenalit në raundin gjysmëfinal të EFL CUP në Angli. Shumë emocione, që kanë ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar në kanalin e parë dhe atë të dedikuar sportit. Liverpuli ka ditur të jetë triumfator vetëm pas gjuajtjeve nga pika e bardhë e penalltisë, teksa ka fituar 5-4. Në kohën e rregullt u fiksua barazimi 3-3 në një ndeshje me përmbysje për të besuarit e Jurgen Klop.

Vardi do të shënonte dy herë brenda 13 minutave, ndërsa Çamberlein do të ngushtonte rezultatin në të 19’. Madison në të 33’ i jep avantazhi Lejstër Sitit në 3-1. Mirëpo pjesa e dytë ka qenë shumë më e mirë për Liverpulin, që edhe me formacion jo të plotë ka gjetur forca për të mos u dorëzuar. Diogo Xhota në të 68’ ka ngushtuar në 2-3. Dhe japonezi Minamino pikërisht në frymën e fundit ka barazuar në 3-3. Pikërisht ky lojtar ka gabuar tek penalltitë për Liverpulin, kurse për Lejstër Sitit, Tomas dhe Bertrand.

Ndërkohë Çelsi ka vuajtur ndaj Bredford, ndërsa e ka zgjidhur ndeshjen në dhjetë minutat e fundit. Shënon Janson në portën e tij në të 80’ dhe Zhorzhinjo nga pika e bardhë e penalltisë i vë vulën suksesit të skuadrës së Tuhel. Totenhemi ka fituar 2-1 ndaj Uest Hem dhe tanimë do të hidhet short për raundin gjysëmfinal, ndërsa finalja e madhe e Karabao Cup luhet më 27 shkurt.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme