Siti bën “poker” ndaj Njukasëllit, Çelsi ndalet përsëri

Marshimi i Manchester Cityt në Premier League vazhdon me ritme të frikshme: fitorja e tetë radhazi për djemtë e Guardiolës që mbyllin kështu javën e tetëmbëdhjetë në krye të renditjes. Në shtëpinë e një Neëcastle në krizë dhe e fundit në renditje si Norëich, nuk duhet shumë kohë që Qytetarët ta zgjidhin ndeshjen. Pas vetëm pesë minutash ishte Dias ai që shënoi me një asistim të Cancelo, më pas ishte mbrojtësi portugez ai që nënshkroi dyfishimin në minutën e 27-të. Gjithçka shumë e lehtë për City, ndërsa Neëcastle nuk arrin kurrë të bëhet i rrezikshëm, mysafirët dominojnë dhe gjejnë të tretin me Mahrez në minutën e 65-të, më pas Sterling në minutën e 86-të kompleton pokerin.
Momenti negativ i Chelseat që bllokohet në barazimin e dytë radhazi dhe ndalet me vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit. Një trend që i çon blutë në vendin e tretë me gjashtë pikë nga lart. Ndeshja e bllokuar në pjesën e parë me goditjen e vetme të përfaqësuar nga goli i Podence, i anulluar në 15′ për pozicion jashtë loje nga Raul Gimenez, më pas dy skuadrat humbasin në mjegull dhe e kanë të vështirë të japin emocione të mëdha. Në pjesën e dytë, muzika ndryshon pak, Chelsea shtyn dhe Wolverhamtpon mbështetet në kundërsulm, me Lukaku dhe Ëerner të ndaluar nga Covid është e vështirë për djemtë e Tuchel dhe Josè Sa është i vëmendshëm ndaj Pulisic në minutën e 78-të. Ujqërit kanë një mbrojtje të hekurt, në finale tentojnë të nxisin shpejtësinë e Adama Traore, por gjithçka mbyllet 0-0.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




