Aubameyang nuk do të jetë më kapiten: deklarata e Arsenalit

Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të mbajë më shiritin e kapitenit të “Topçinjve”. Kështu vendosi Arsenali, i cili zyrtarisht i hoqi gradat kapitenit, sulmuesit gabonez për arsye disiplinore. I përjashtuar tashmë nga Arteta nga ndeshja e fundit me Southampton (“I kemi vendosur vetes rregulla në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë duhet t’i respektojnë”, shpjegimi i tij pa hyrë në detaje), klubi ka bërë të ditur se ai nuk do të luajë nesër në derbin ndaj Ëest Ham dhe nuk është më kapiten.
“Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni ynë, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që kemi vendosur dhe rënë dakord”, shpjegoi klubi i Arsenalit. Gjithashtu, marsin e kaluar Aubameyang u përjashtua nga skuadra për ndeshjen kundër Tottenhamit për shkeljen e “protokollit para ndeshjes”. Këtë herë, sulmuesi ka udhëtuar për në Francë javën e kaluar, me pëlqimin e klubit, por është kthyer një ditë me vonesë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




