Sitin e nderon një penallti, Liverpuli e Çelsi në ndjekje

Mjafton një penallti për t’i lejuar Manchester Cityt të qëndrojë në krye të klasifikimit në Premier League. Të besuarit e Guardiolës mundën 1-0 Wolverhampton në një ndeshje të komplikuar nga organizimi i shkëlqyer mbrojtjes mike. Në Etihad, vendasit ruajnë posedimin e topit, por shfaqet me shumë rezerva para portës së mbrojtur nga José Sá. Loja ndryshon në fundin e pjesës së pare falë naivitetit të Raul Jimenez, i cili u ndëshkua me dy kartona të verdhë njëri pas tjetrit.
Goli i fitores u shënua në minutën e 66-të, kur Sterling realizoi nga pika e bardhë për shkak të prekjes së dyshimtë me dorë të Moutinho-s në krosimin e Bernardo Silva. Pasi 1-0 u përpoq të mbyllë ndeshjen: Grealish as vet nuk mund të besojë se çfarë ka gabuar. José Sá më pas bëhet I pakalueshëm përballë Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus. Në shtesë, Kilman mund të kishte surprizuar vendasit duke shënuar golin e barazimit, por Ederson bën pritjen e tij të parë të ndeshjes duke ngritur topin mbi traversë. Megjithatë, për djemtë e Guardiolës mjafton fitorja e ngushtë për të konfirmuar veten në krye të Premier Ligës.
Liverpool mbetet në ndjekje të Manchester City, -1, dhe në të njëjtën kohë ruan vendin e dytë, +1 nga Chelsea. Ashtu si City, edhe Liverpool ka fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 falë një penalltie të kthyer në gol nga Salah. Ndërkohë, Bluve të Londrës iu deshën dy penallti për të mposhtur Leeds në këtë javë të Premier Ligës.
Ishin të besuarit e trajnerit Bielsa që kaluan të parë në avantazh me një penallti të Raphinha 28’, por Mount 42’ vendosi gjithçka në barazpeshë. Jorginho 58’ me penallti solli avantazhin e londinezëve, por Gelhardt 83’ riktheu barazpeshën, që u duk se do të jetonte deri në fund. Porn ë shtesë është edhe njëherë Jorginho 94’ që tregohet I saktë nga pika e bardhë për të siguruar tri pikët për skuadrën e Chelsea.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




