Gerrard kthehet në Liverpool, Klop karikon Anfield

Angli | 5 vite më parë

“Ai do të vijë këtu për të fituar, të gjithë jemi profesionistë. Do të ketë pritjen më të mirë të mundshme sepse e meriton. Por nga minuta e parë deri në minutën e 95-të, stadiumi do të jetë me ne”. Jurgen Klopp nuk ka dyshime për ndeshjen e tij me Liverpool kundër Aston Villas, që drejtohet nga simboli i Reds: ish-kapiteni Stevie Gerrard. Menaxheri i Villas, idhulli i Anfield, po përgatitet të rikthehet në stadiumin ku u bë legjendë, por Klopp nuk dëshiron lëshime. Megjithatë, ai është i bindur për të ardhmen e ndritur të Gerrard-it, që hapet për rikthimin e tij në stolin e Liverpool.

“Stevie po bën shumë mirë, ai është shumë i ri si menaxher, por mendoj se do të ndodhë dhe do të jetë mirë për të gjithë. Por nuk do të varet nga unë që të vendos. Nuk e di se çfarë do të ndodhë përpara se të bëhet menaxher i Liverpool. Njerëzit thonë se duhet të kesh fituar trofe, por unë nuk jam i bindur për këtë, këtu duhet të fitosh pavarësisht se çfarë ke bërë në të kaluarën. Nuk është e lehtë për një lojtar të klasit botëror të bëhet trajner i madh, por është e mundur dhe Stevie i ka të gjitha cilësitë për ta bërë këtë. Ai filloi mirë me Aston Villa edhe nëse nuk është përballur ende me ne”.

Fakti mbetet që Gerrard do të jetë para së gjithash një kundërshtar dhe është vetë ai që konfirmon: “E kuptoj gjithë zhurmën rreth kësaj ndeshjeje, por duhet të mendoj ta përgatisim sa më mirë që të marrim një rezultat pozitiv. Duhet të përqendrohemi në 90 minutat dhe të mendojmë për tri pikët. Nëse kur të jem në autobus për në Birmingham, nuk do jem më personi më popullor në Anfield, kështu qoftë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme