Abramoviç ëndërronte… Arsenalin

Roman Abramovich e bleu Chelsean, aksidentalisht. Kështu mund të përkufizohet operacioni që coi në transferimin e aksioneve të klubit londinez në duart e manjatit rus, i cili ndrysnoi përfundmisht historinë e bluve të Londrës. Rreth 2 dekada më parë, biznesmeni i mbështetur nga Vladimir Putin ishte në kërkim të një klubi anglez dhe objektivi i parë dhe i vetëm i tij ishte Arsenali.
Sipas “The Sun”, historia mund të kishte marrë drejtim tjetër nëse ai do të finalizonte marrëveshjen me “Topçinjtë” dhe në këtë rast do të ishin tifozët e skuadrës tjetër londineze që sot mund të gëzonin për sukseset e rëndësishme të dekadës së fundit. Në vitin 2003, Abramovich u kërkoi ekspertëve të bankës UBS të bënin një vlerësim ekonomik të klubeve londineze dhe kërkimi të conte vetëm te një klub, Arsenali që për fatin e keq të tifozëve nuk ishte në shitje.
Pasi këmbënguli gjatë me oferta të majme në adresë të pronarëve aktualë, Abramovich u dorëzua dhe pranoi të pronësonte Chelsean. Në një libër të pubolikuar kohët e fundit në lidhje me këtë ngjarje, ish-zv/presidenti i Arsenalit, David Dein thekson se Abramovuich duhej ta kishte rritur ofertën por një gjë të tillë nuk e bëri.
Në sezonin 2003-2004, Arsenali hyri në historinë e futbollit britanik pasi fitoi titullin e fundit dhe këtë e arriti në një sezon ku nuk rregjistroi asnjë humbje. Pasi hoqi dorë nga “Topcinjtë”, Abramovich mori drejtimin e Chelseat klub me të cilin ka fituar 2 UEFA Champions League, po kaq Europa League dhe 5 tituj Premier League.
Një detaj interesant është edhe ai që e lidh emrin e Abramovjch me klubin tjetër të madh të Londrës, Tottenham por pasi nisi bi9sedimet me drejtuesit ai e braktisi idenë pasi nuk i pëlqente aspak zona ku ishte vendosur stadiumi “Ëhite Hart Lane”. “Është më keq se Omsk, qyeteza industrial në Siberi”, u tha Roman këshilltarëve të tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




