Covid te Tottenham, shtyhet edhe ndeshja me Brighton

Angli | 5 vite më parë

Ndeshja e ligës angleze ndërmjet Brighton dhe Tottenham, e planifikuar për të dielën më 12 dhjetor në orën 15:00, është shtyrë pas mbledhjes së këshillit të Premier Ligës pasditen e sotme, për shkak të  Covid-19 që shpërtheu në radhët e skuadrës së trajnerit Antonio Konte. Bordi drejtues mori vendimin për shtyrjen e ndeshjes duke ndjekur udhëzimet e mjekëve, me prioritet shëndetin e lojtarëve dhe stafit. Ndeshja do të ricaktohet në kohën e duhur.

Aktualisht janë 13, mes lojtarëve dhe anëtarëve të stafit, pozitivë me  Covid-19 në klubin londinez. Aq sa UEFA ka vendosur të mos lejojë ndeshjen e Ligës së Konferencës kundër Rennes.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme