Konte fiton sërish, mirë e para për Rangnik te Junajtid

Angli | 5 vite më parë

Momenti i shkëlqyer i Tottenhamit vazhdon nën drejtimin e Antonio Conte. Ndaj Norwich vjen fitorja e tretë radhazi në kampionat dhe Spurs i afrohen kështu zonës së Champions League, dy pikë nga vendi i katërt por me një ndeshje më pak se West Ham.  Tottenham e nisi shumë fuqishëm dhe pas vetëm dhjetë minutash kaloi në epërsi me Lucas Moura, më pas administroi avantazhin dhe komandoi ndeshjen ndaj skuadrës së fundit duke e vrarë përfundimisht ndeshjen fillimisht në minutën e 67-të me Sanchez, e më pas në minutën e 77-të me Son.

Aventura e Ralf Rangnick në stolin e Manchester United nis me një psherëtimë lehtësimi. Në fakt, u desh një supergol i Fred në minutën e 77-të për të zgjidhur ndeshjen e vështirë ndaj Crystal Palace, deri në atë moment i mirë në mbrojtje dhe i rrezikshëm në kundërsulm. Djajtë e Kuq, autorë të një paraqitje jo tamam brilante, afrojnë në këtë mënyrë zonën e Champions League dhe vendosin rezultatin e tretë të dobishëm radhazi. Për skuadrën e Vieira-s, nga ana tjetër, një situatë e komplikuar në zonat më të ulëta të renditjes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme