Junajtid, Carrick: Koha e duhur për t’u larguar

Pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Arsenalit (3-2) me një dygolësh të Ronaldos, Manchester United njoftoi lamtumirën e Michael Carrick. Zëvendësi i Ole Gunnar Solskjaer, i cili u bë menaxher i përkohshëm pas shkarkimit të norvegjezit, deri në ardhjen e Ralf Rangnick, ka vendosur të largohet nga klubi, i cili do ta shohë trajnerin 63-vjeçar gjerman të debutojë në stol të dielën kundër Crystal Palace.
Këto janë fjalët e Djajve të Kuq, përmes një shënimi të drejtorit të futbollit, John Murtough, për largimin e ish-mesfushorit 40-vjeçar: “Pas 15 vitesh shërbimi të jashtëzakonshëm, si lojtar dhe menaxher, Michael largohet nga klubi me urimet më të sinqerta dhe më të mira nga të gjithë. Edhe pse jemi të trishtuar që e shohim të largohet, ne e respektojmë dhe e kuptojmë vendimin e Michael.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




