Frikë për mbrojtësin e Arsenalit, sulmohet nga grabitësit

Angli | 5 vite më parë

Frikë për Gabriel dos Santos, i njohur më mirë si Gabriel, mbrojtës që aktivizohet me Arsenalin. Futbollisti u përball me dy hajdutë që hynë në shtëpinë e tij për të vjedhur. Siç raportohet nga Daily Mail, dy hajdutët pritën momentin që lojtari të zbriste nga makina dhe menjëherë hyn në garazhin e shtëpisë duke i këkrkuar çelësat e makinës celularin dhe orën.

Pamjet brenda garazhit tregojnë se një nga hajdutët kërcënon me shkop bejsbolli 23-vjeçarin, megjithatë Gabriel u përball me të duke e goditur në fytyrë. Grabitësi, pavarësisht se ishte me kapuç, tashmë është identifikuar. Në fakt, Gabrieli arriti t’i rrëmbejë kapelen dhe hetuesit, falë kësaj, arritën të gjenin menjëherë fajtorin. Në lidhje me këtë ngjarje ka folur edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.

“Natyrisht që nuk është gjë e bukur të shohësh këto pamje tha Arteta. Gabi tregoi karakter.  Natyrisht është i tronditur por klubi po i qëndron pranë për të harruar çdo gjë dhe për të vazhduar përpara”, u shpreh Arteta.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme