Konte gjen fitoren e parë, “triplet” e Sitit ndaj Everton

Pas një debutimi 0-0 në shtëpinë e Everton, Antonio Conte gjen fitoren e tij të parë në Premier League në aventurën e tij të re në pankinën e Tottenham. Rikthimi 2-1 në shtëpi përballë Leeds i dërgon Spurs në 19 pikë, afër zonës së Europës, ndërsa për skuadrën e Bielsa është një krizë, në vendin e katërt nga fundi në renditje. Në pjesën e parë është Leeds që bën lojën dhe sulmon me më shumë bindje, avantazhi më pas arrihet me James. Megjithatë, në fillim të pjesës së dytë, Contearriti të karikojë të tijtë dhe Tottenham goditi një shtyllë dhe një traversë përpara se të barazonte me Hojbjerg në minutën e 58-të. Inercia është e gjitha në anën e Spurs-it dhe më pas në minutën e 69-të realizohet rikthimi me Reguilon. Leeds luajti mirë, por vendasit fituan besim dheu mbrojtën me rregull, më pas sulmojnë me shpejtësinë e Son dhe Lucas Moura dhe ndeshja rrëshqet deri në bilbilin e fundit.
Manchester City i Guardiolës galopon në pozitat e para të kampionatit dhe “shkatërron” Evertonin 3-0 në vështirësi të dukshme në lojë dhe rezultate. Në stadiumin Etihad, vendësit kontrolluan lojën që në minutat e para dhe iu afruan golit në disa raste me Foden dhe Sterling. Avantazhi i City-t erdhi përpara pjesës së parë me një gol të Sterling, i cili u fut në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë pas asistimit të Cancelo. Mançesteri dyfishoi në minutën e 55-të me eurogolin e Rodrit. Everton nuk arriti ta bënte veten të rrezikshëm dhe në finale Bernardo Silva arriti të gjejë dhe golin e tretë. Me këtë 3-0, Manchester City është rikthyer në vendin e dytë në Premier Ligë, tri pikë më pak se Chelsea i vendit të parë. Vazhdon kriza për skuadrën e Benitez, që ka grumbulluar vetëm dy pikë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe noton në mesin e tabelës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




