Anglia, Sauthgejt edhe pas Botërorit

Federata Angleze e Futbollit ka nisur punën për të rinovuar kontratën e trajnerit Gareth Southgate, duke u paraprirë lëvizjeve të mundshme nga ana e klubeve të Pemier League. Drejtuesit më të lartë të federatës kanë planifikuar t’i ofrojnë numrit 1 të stolit të “Tre Luanëve” 6 milionë Pound në sezon, dyfishi krahasuar me pagën aktuale. Lëvizjet dhe interesimi i shfaqur nga disa klube e kanë vënë në lëvizje federatën, e cila kishte një kontratë deri në përfundim të Kupës së Botës 2022 dhe tashmë palët janë shumë pranë.
Menjëherë pas përfundimit të fazës eleminatore të botërorit, Southgate do të hedhë të zezën mbi të bardhë. Southgate nën drejtimin e Anglisë ka regjistruar disa arritje të mëdha, përfshoë këtu gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018 dhe finalen e Euro 2020.
Pavarësisht disfatës me 11-metërsha lundër Italisë në “Wembley”, federate ka treguar përherë vullnet që bashkëpunimi të vazhdojë, duke besuar se ai është njeriu i duhur që mund të rikthejë në majën e botës Anglinë pas më shumë se 60 vjetësh shterpësi. Ka sintoni të plotë edhe në grupin e Tre Luanëve rreth emrit të trajnerit.
Harry Kane është shprehur se Southgate do të ishte njeriu i duhur për të vazhduar dhe në rast rinovimi, ai do të bëhej trajneri i dytë më i paguar i Kombëtares së Anglisë pas Fabio Capellos. Skuadra e fundit që ai ka drejtuar në Premier League ka qenë Middlesbrough 12 vite më parë, skuadër me të cilën mbylli sezonin në vendin e 12-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




