Liverpuli pëson humbjene parë

Humbja e parë sezonale për skuadrën e Liverpool, 3-2 në fushën e West Ham. Reds që në minutën e 4-ët të takimit e shikojnë veten në disavantazh. Në fakt është një autogol i Alisson që jep goditjen e parë. Gjithsesi, të besuarit e trajnerit Klopp reagojnë me kalimin e minutave dhe në minutën e 41-të arrijnë të gjejnë golin e barazimit me një goditje të bukur të Alexander-Arnold. Hammers i afrohen avantazhit me Dawson, por ndalen nga traversa, ndërsa Reds kanë një mundësi me Mane, por që ndalet nga Fabianski.
West Ham arrin të gjejë golin e avantazhit në minutën e 67-të, me anë të Fornals pas një kundërsulmi manual. Skuadra e Klopp nuk arrin të reagojë dhe në minutën e 75-të pëson një tjetër gol. Është Zouma që ka firmosur për 3-1. Në minutën e 83-të, Origi, i aktivizuar si zëvendësues, arrin të gjejë rrugën e rrjetës, por pa mundur të shmangë humbjen. Mbyllet me fitoren 3-2 të West Ham, që ngjitet në kuotën e 23 pikëve, ndërsa Liverpool mbetet në 22 pikë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




