Ronaldo dhe telefonata 20 sekonda me Ferguson…

Angli | 5 vite më parë

Një hap larg Manchester Cityt, më pas nënshkrimi i bujshëm me kushërinjtë e United. Kjo ishte një nga historitë më të zhurmshme të merkatos së verës, me protagonist Cristiano Ronaldon. Gjithçka ndryshoi brenda 24 orëve falë një telefonate me mentorin e tij, Sir Alex Ferguson. “Mos shko te City”, i ka thënë ish-trajneri sipas Daily Star.

Dhe portugezi e miratoi fjalën e tij. Përveç kësaj, ish-lojtari i Juventusit, i cili së fundmi ka bërë të ditur se pret binjakë nga partnerja e tij Georgina Rodriguez, tashmë ka vendosur se çfarë do të bëjë pasi të ketë lënë përgjithmonë futbollin.

Ja çfarë tha një burim për tabloidin Sun: “CR7 ka jetuar në të gjithë botën, por Anglia ka pasur gjithmonë një vend të veçantë në zemrën e saj. Ai i do ato vende dhe po përpiqet të gjejë një shtëpi të përhershme pasi të tërhiqet nga futbolli. Ai ende mendon se ka edhe dy ose tre vjet për të kaluar në fushë, por gjithmonë ka një sy nga e ardhmja”.

Një faktor tjetër që do ta lidhte atë me Mançesterin është performanca e jashtëzakonshme e djalit të tij Cristiano Jr në Akademinë e Djajve të Kuq: babai i tij është i etur të shohë të voglin e tij të përparojë më tej, ndoshta duke e trajnuar atë në të ardhmen.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme