Kein mezi pret të stërvitet me Konten

Angli | 5 vite më parë

Tottenham po pret që Antonio Conte të pajiset me vizë nga qeveria britanike, në mënyrë që të marrë drejtimin e klubit të tij të ri. Sipas marëveshjes së arritur me klubin anglez, ai do të jetë pranë skuadrës të enjten. Spurs shpresojnë që ai të drejtojë skuadrën që në ndeshjen me Vitessen e vlefshme për Ligën e Konferencës. Një nga lojtarët që është gëzuar më shumë, për adhjen e trajnerit italian është Harry Kane.

Ai është i emocionuar për të punuar së bashku me Conte. Sulmuesi është i entuziazmuar nga ardhja e 52-vjeçarit duke pasur parasysh rekordet e tij të suksesit. Kane ka qenë i irrituar nga mungesa e ambicies së klubit dhe si rezultat i kësaj u përpoq të largohej nga klubi në verë. Por ardhja e Contes shihet sigurisht si pozitive nga sulmuesi i Tottenham.

“Uroj që çdo gjë të shkojë mirë nën drejtimin e Contes dhe skuadra të fillojë të marrë rezultatet e duhura” – tha Kane. – Mendoj se temperamenti i trajnerit italian na përshtatet ne si skuadër”. Conte do të kalojë dy muajt e ardhshëm duke vlerësuar skuadrën e tij përpara se të vendosë se kë do të konsideronte të largonte, në mënyrë që të grumbullonte para për të riinvestuar në merkaton e dimrit. Ish-trajneri i Chelseat do të ketë para për të shpenzuar dhe kuptohet se është i interesuar të afrojë Vlahovic, Kessie dhe Barellën.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme