City eliminohet nga Kupa, Guardiola: Do të kthehemi…

Ndalet ecuria e Manchester Cityt në Carabao Cup. Pas katër fitoreve radhazi në kompeticion, Qytetarët dorëzohen ndaj West Ham me penallti. Një lojë e hapur nga të dyja skuadrat që, pas kohës së rregullt, përsëri panë bilancin e fitores. Vetëm gjuajtjet nga pika e bardhë kanë përcaktuar se kush do të vazhdojë në garë dhe Çekiçët kanë triumfuar. I intervistuar nga mediat britanike pas ndeshjes, PepGuardiola, ka komentuar eliminimin duke treguar Fair Play.
“Ne e përfunduam ndeshjen në një mënyrë pozitive, duke luajtur shumë mirë dhe duke krijuar raste kundër një skuadre që mbrohej në thellësi”, tha Guardiola. “Ata dolën më mirë në penallti se ne, kështu që urime për West Ham. Nuk i kam parë ende statistikat e ndeshjes, por mendoj se ishte një sfidë pozitive për ne dhe ndoshta ne meritonim më shumë”.
“Por nuk mund të them asgjë për penalltitë, por komplimente kundërshtarëve tanë. Ata kanë një ekip të shkëlqyer, mund ta shihni nga rezultatet që kanë bërë prej shumë vitesh. Një klimë dhe mjedis i shkëlqyer, si dhe një trajner i shkëlqyer dhe lojtarë të shkëlqyer. Ne do të kthehemi vitin e ardhshëm”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




