Totenhem, një skuadër e mërzitshme

Angli | 5 vite më parë

Roy Keane kritikon ashpër Tottenham duke e quajtur një skuadër ‘të dëshpëruar’, pas disfatës së tmerrshme 3-0 kundër Manchester United. Ai vuri në dyshim kontributin e Harry Kane. Spurs hynë në lojë duke kërkuar të rrisin presionin mbi Solskjaer, skuadra e të cilit ishte ende duke u rimëkëmbur nga humbja 5-0 që pësoi nga Liverpool javën e kaluar. Por ishin lojtarët e Nuno Espirito Santo-s ata që e gjetën veten në fund të një disfate gjithëpërfshirëse, pasi golat e Cristiano Ronaldos, Edinson Cavanit dhe Marcus Rashford finalizuan lojën perfekte për United.

Tifozët e tërbuar u kthyen kundër Harry Kane dhe kapitenit të Anglisë, të cilët e quajtën atë një “hije të vetvetës së tij”, pasi ai realizoi vetëm një goditje në portë në një paraqitje të dëshpëruar të Tottenham. Duke folur pas ndeshjes Roy Keane, sugjeroi se ish-klubi i tij nuk mund të kishte kërkuar një kundërshtar më të mirë për të kapërcyer humbjen e javës së kaluar kundër Liverpool-it. “Mendoj se ishte ndeshja perfekte për Man United, në përballjen me Spurs”, – tha irlandezi.

“Tottenham është në gjendje t dëshpëruar. Ata kanë shënuar vetëm nëntë gola në 10 ndeshje në Premier League këtë sezon, rezultati më i keq i çdo skuadre në top-10. Unë mendoj se Son, Harry Kane dhe Lucas Moura, janë përgjegjës për mungesën e golit në skuadër. Kane dhe Moura duken një hije e lojtarëve që kanë qenë në të kaluarën e afërt”, – vazhdoi më tej. – Ata kanë pasur 58 për qind të topit dhe nuk kanë bërë asgjë me të”.

Tottenham ndodhet në vendin e tetë tani dhe nuk arritën të regjistronin një goditje në portë, pavarësisht se e mbajtën më tepër topin. Paraqitja e tyre e dobët u shoqërua edhe nga një kor tifozësh vendas me thirrjet “Ti nuk e di se çfarë po bën” – drejtuar trajnerit Nunos.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme