Mançester Junajtid, Konte mbërrin me gjysmën e Interit

Tek Manchester United janë në kërkim të zëvendësuesit të Ole Gunnar Solskjaer dhe siç raportohet nga The Sun emrat e kontaktuar janë Brendan Rodgers, Zinedine Zidane, Erik Ten Hag dhe mbi të gjitha Antonio Conte. Në lidhje me trajnerin italian dhe duke pasur parasysh se forma e tij referuese është 3-5-2, tabloidi britanik ka hedhur hipotezën edhe për një formacion të mundshëm, të kompletuar me blerje të mundshme. Pothuajse të gjithë janë ish-lojtarë dhe shumica do të vinin nga Interi.
Në fakt, në njëmbëdhjetëshen e krijuar nga Sun, janë 5 zikaltër: Skriniar në mbrojtje, Darmian, Barella dhe Brozovic në mesfushë dhe Lautaro Martinez në sulm. Ky është formacioni specifik i Manchester United me Antonio Conten në pankinë sipas gazetës angleze: De Gea në portë, mbrojtja me tre lojtarë e përbërë nga Skriniar, Maguire dhe Varane, linja e mesfushës me Darmian, Barella, Bruno Fernandes, Brozovic dhe Marcos Alonso (i trajnuar tashmë te Chelsea nga trajneri italian), sulmi i formuar nga Lautaro Martinez dhe Cristiano Ronaldo.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




