Arsenal rigjen fitoren, tjetër humbje për Aston Villa

Arsenali i Mikel Artetës rikthehet te fitorja në Premier pas dy barazime radhazi dhe e zgjeron serinë e rezultateve të dobishme radhazi në gjashtë. Për të rënë nën goditjet e ‘Topçinjve’ në prag të javës së nëntë të Premier League është Aston Villa e Dean Smith, i cili në vend të kësaj mbledh nokautin e tretë radhazi pas atyre në fushën e Tottenhamit dhe në derbin kundër Wolverhampton.
Të besuarit e Artetës arritën të zhbllokojnë rezultatin në minutën e 23-të me anë të Partey. Në fundin e pjesës së parë, Aubameyang, në dy tentativa, arriti të dyfishojë rezultatin. Smith Rowe në minutën e 56-të e bëri gjithçka më të besueshme për suksesin e Arsenalit, ndërsa Aston Villa shënoi golin e nderit me Ramsey në minutën e 82-të.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




