Paratiçi: Kein nuk largohet nga Totenhem

Angli | 5 vite më parë

Harry Kane e do Tottenhamin dhe do të luajë një rol kyç në rindërtimin e klubit. Kështu shprehur shefit i merkatos së klubit londinez, Fabio Paratici. Sulmuesi, 28 vjeç, kërkoi me ngulm, gjatë merkatos së verës, që të largohej nga Londra Veriore për te anchester City. Por Tottenham nuk e lejoi futbollistin të largohej, duke i kërkuar që të respektojë kontratën, e cila do edhe tri vite që të skadojë – tha Paratici.

Kane nuk ka shënuar apo nuk ka dhënë asnjë asist në gjashtë ndeshjet e luajtura deri tani në këtë sezon të Premier League. Megjithatë, qëndrimi i klubit nuk ka gjasa të ndryshojë. “Harry Kane e do Tottenhamin. Ne kemi vendosur ta mbajmë Harry për të filluar rindërtimin e skuadrës dhe ne jemi të kënaqur me zgjedhjen tonë. Nuk ka nevojë për ndonjë bisedë të re me Harrin, e dimë tashmë mendimin e tij” – tha Paratici.

Shefi i sektorit të merkatos te tottenham është i bindur se sumuesi 28 vjeçar nuk do të largohet por do ta udhëheqë skuadrën drejt rezultateve të kërkuara, si dhe do të ndihmojë në rindërtimin e një skuadre konkurruese në arritjen e trofe.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme