Ronaldo, Ferguson kundër Solskjaer: zbulohet biseda

Angli | 5 vite më parë

Vala e kritikave që ka provokuar Ole Solskjaer nuk ndalet, pas vendimit për të mbajtur Cristiano Ronaldon në stol gjatë ndeshjes kundër Everton, e cila përfundoi 1-1 dhe subjekt i polemikave të shumta. Portugezi hyri vetëm pak minuta para barazimit të Toënsend, i cili më pas festoi golin duke imituar veprimin e tij të famshëm. Atë ditë, në tribunat në Old Trafford, kishte shumë tifozë VIP për të ndjekur ndeshjen e Djajve të Kuq, përfshirë Patrice Evra, Usain Bolt, Khabib Nurmagomedov dhe Sir Alex Ferguson. Biseda mes dy të fundit u dëgjua dhe u zbulua nga mediat britanike.

Solskjaer shpjegoi se ai e kishte mbajtur yllin e tij për të pushuar pas angazhimeve në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për kritikët e tij të shumtë. Ndër të cilaët tani duket se do të shtohet edhe trajneri legjendar i United. Është ‘Sun’ që raporton bisedën e tij me ish-sportistin e famshëm rus. “Mendoj se ata e panë që Ronaldo nuk po luante…”, ka thënë Ferguson, duke shprehur mendimet e tij pse Djajtë e Kuq nuk arritën të fitonin të dielën e kaluar. Dhe kur Nurmagomedov vuri në dukje se CR7 kishte hyrë në pjesën e dytë, Sir Alex do të shtonte: “E di, por gjithmonë duhet filluar me lojtarët më të mirë”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme