Kupa e Ligës Angleze, Siti dhe Liverpuli bëjnë detyrën

Angli | 5 vite më parë

Kupa e Ligës Angleze, një tjetër ekskluzivitet i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar, është rikthyer me ndeshjet e turit të 32-shes, 10 prej të cilave janë luajtur të martën dhe 6 të tjerat luhen të mërkurën. Dhe transmetuesi publik ka sjellë për sportdashësit dy prej sfidave të së martës, duke nisur me anë që erdhi në kanalin RTSH 1 midis Mançester Sitit dhe Uikomb Uondërërs. Ndonëse ishte kjo e fundit që i shtangu vendasit, duke kaluar në epërsi në minutën e 22-të, me anë të Hanlan, Siti reagoi, duke barazuar 7 minuta më pas, me Kevijn De Bryjnen. Që nga ai çast, gjithçka foli për skuadrën e trajnerit Pep Guardiola, që përmbysi rezultatin me dy gola të shpejtë në minutat e fundit të pjesës së parë, me autor Rijan Mahrezin dhe Fil Fodenin.

Në pjesën e dytë, Mançester Siti shënoi edhe 3 gola të tjerë, me autor Ferran Torresin, Mahrezin dhe Palmerin, duke fiksuar kështu fitoren 6-1 ndaj Uikomb Uondërërs dhe bashkë me të edhe vendin në turin e 16-shes së Kupës së Ligës Angleze. Ndërkaq, në duelin tjetër, atë midis Noruiç Sitit dhe Liverpulit, i sjellë për sportdashësit në kanalin RTSH Sport të transmetuesit publik, nuk ka qenë edhe e thjeshtë për skuadrën e trajnerit Jurgen Klop.

 Ndonëse Liverpuli kaloi i pari në epërsi, që në minutën e 4-t, me anë të Minamimos, vendasit nuk u dorëzuan dhe patën mundësi të barazojnë shifrat në minutën e 42-të, por goditja e Colisit nga pika e bardhë e 11-metërshit, u prit me këmbë nga portieri i Liverpulit, Kelleher. Me fillimi e pjesës së dytë, Origi dyfishon epërsinë e Liverpulit, ndërsa 10 minuta para fundit të kohës së rregullt, Minamino gjeti golin e tij të dytë në këtë takim dhe vulosi fitoren 3-0 që e çon skuadrën e tij në turin e 16-shes së Kupës së Ligës Angleze.

Të mërkurën, duke nisur nga ora 29:45, në RTSH Sport vjen drejtpërdrejt për sportdashësit superdueli Mançester Junajtid-Uest Hem, ndërsa në RTSH 2 do të vijë drejtpërdrejt një tjetër duel interesant, siç ai midis Vulverhempton Uondërërs dhe Totenhemit.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme