Solskjaer mirëpret Ronaldon: Shpresojmë të debutojmë me Njukasëll

Angli | 5 vite më parë

Duke folur në mikrofonat e BBC Sports, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka fshehur gëzimin për fitoren në Molineux, 1-0 kundër Wolverhampton, por ai gjithashtu dhe mbi të gjitha foli për kthimin e Cristiano Ronaldos në Old Trafford, duke dhënë gjithashtu një datë të mundshme për kthimin e tij.

Për debutimin e CR7:

“Shpresoj se ai mund të përballet me Neëcastle më 11 shtator. Ne jemi duke punuar për ta bërë atë të ndodhë,  është me të vërtetë një djalë… domethënë një njeri special, ai ishte një djalë kur unë luaja me të. Ne duam që ai të shkojë përtej të gjitha kufijve “.

Për ndikimin e Cristiano Ronaldos në ekip:

“Padyshim që të gjithë djemtë janë shumë të lumtur, disa kanë luajtur tashmë në ekipin kombëtar. Tifozët janë të kënaqur, por nga ana tjetër, kjo është ajo që ai bën, ai është një lojtar special!”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme