Liverpool ndalet nga Newcastle, barazimi i dytë radhazi

Me Tottenham-Fulham të shtyrë për shkak të Covid, e gjithë vëmendja në mbrëmjen e sotme ishte përqëndruar në St. James Park, në sfidën mes vendasve të Newcastle dhe kryesuesve të kampionatit, Liverpool. Një sfidë, që vështirë se mund të parashikoje se cila ishte skuadra më e mirë, që në fund ka dhuruar një barazim pa gola, 0-0.
Pavarësisht parashikimeve, duhet thënë se Liverpool në ansjë moment nuk mundi të bëjë diferencën e dukshme përballë kundërshtarit. Raste të krijuara në të dyja portat respektive, por në çdo rast, dy portierët, Alisson e Darlow u treguan në lartësinë e duhur. Ky është barazimi i dytë radhazi për të besuarit e trajnerit Klopp, pas atij me WBA, 1-1.
Me pikën e marrë, Reds shkojnë në +3 nga ndjekësi më i afërt, Manchester United, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




