Arsenali ringjallet duke mundur Chelsea

Arsenal, rikthehet te fitorja pikërisht në derbin e Londrës, duke mundur Chelsea me rezultatin 3-1. Një sukses pas tetë ndeshjesh, me tre gola të shënuar në një orë lojë, më pas vjen reagimi I Chelsea, por pa arritur të devijojë fatin e kësaj sfide.
Lacazette në minutën e 34-ët zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë, ndërsa në fundin e pjesës së parë është Xhaka që ka dyfishuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke goditur saktësisht nga një goditje dënimi.
11 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, të besuarit e trajnerit Arteta arrijnë të shënojnë dhe golin e tretë në këtë sfidë. Është Saka që ka vendosur emrin e tij në listën e golashënuesve. Chelsea zgjohet shumë vonë, duke shënuar golin e vetëm të kësaj sfide në minutën e 85-të me anë të Abraham.
Në fund të sfidës, Jorginho I kishte të gjitha mundësitë për të ngushtuar akoma më shumë diferencën, por ka gabuar nga pika e 11-metërshit.
Me këtë fitore, skuadra e Arsenalit është ngjitur në kuotën e 17 pikëve, me 5 fitore, 2 barazime dhe 8 humbje. Chelsea mbetet në kuotën e 25 pikëve, duke u vendosur në vendin e 6-të në klasifikim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




